Kreu i agjencisë gjermane të zbulimit dhe ministri i brendshëm paralajmëruan se Rusia është angazhuar në sulme kibernetike, ndërkohë që afrojnë zgjedhjet e përgjithshme të 24 shtatorit.
Zyrtarët “besojnë se përpjekje të kësaj natyre do të kryhen në Gjermani” përpara zgjedhjeve.
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha sot se dokumentet e vjedhura nga parlamenti gjerman në vitin 2015 në një sulm të madh kibernetik mund të rrjedhin, me qëllimin për të dëmtuar ligjvënës ose anëtarë të qeverisë.
Deri tani asnjë nga dosjet e vjedhura nuk është publikuar.
Kreu i agjencisë gjermane të sigurisë Hans-George Maassen tha se sulme të tilla më shumë se sa do të kenë për qëllim dobësimin e një partie të caktuar, do të sunojnë “të dëmtojnë besimin në funksionimin e demokracisë gjemane”.
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...