Kollqaku: Thaçi e Vuçiq s’janë të barabartë – bisedimet jolegjitime

00:09 | 5 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendojse, Fatmire Kollqaku, ka thënë se rifillimi i dialogut të Kosovës me Serbinë, nga ana e Presidentit Thaçi, në kohën kur vendi sapo ka dal nga një proces zgjedhor, është jolegjitim.

Në Ora e Fundit, Kollqaku tutje tha se Kosova nuk është shtet presidencial ku presidenti merr vendime për vendin, por është shtet parlamentar, por, sipas saj pikërisht kur Presidenti Thaçi do duhej të përshpejtonte formimin e institucioneve, ai ka anashkaluar vendin për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Alexandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

”Si Vetëvendosje kemi kërkuar të diskutojmë për këtë dialog, fillimisht me Bashkësinë Europiane të ju tregojmë se cka po dëshirojmë nga ky dialog”.

”Ne jemi në dialog me pakicat, ajo është pikënisja e dialogut që e duam këtu, një dialog prej poshtit lart, e jo prej lartit, poshtë”.

”Nuk është legjitime sepse në vend që Presidenti ta ushtrojë detyrën e vet e të përshpejtojë procedurën e formimit të Qeverisë e Kuvendit, ai po anashkalon vendin”.

”E dijmë që Serbia sa herë ka pas zgjedhje ka ndërpre negociatat e është merr me shtetin e vet”.

”Nuk është hera e parë ka ndodhur që të anashkalohet vendi, nuk jemi shtet presidencial, jemi shtet parlamentar, e pa u marr leja nga Kuvendi i Kosovës si mund të fillohet ky dialog”.

”Është e pakuptimt dhe krejtësisht jolegjitime të vazhdojë ky dialog. As presidenti nuk është i barabart me homologun e tij serb, sepse nuk është zgjedhur nga vota e popullit. Është e qartë që dialogu të fillojë krejtësisht në një koncept tjetër, e jo të luajmë shtetesh”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme