Prej gati rreth një muaji, banorët e Memaliajt po vuajnë furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo gjë i ka detyruar ata që të përdorin burimet rreth e qark qytetit.
Fetahu la emigracionin dhe u kthye në qytetin ku jetonte në vitin 2005. Ai thotë se situata e furnizmit me ujë në Memaliaj ishte rregulluar pas vitit 2013. Por tani, për shkak të kufizimeve, ai është i detyruar që të mbushë ujë në një prej burimeve pranë qytetit.
“Këtë e përdorim për të larë rrobat dhe për banjë. Për të pirë e blejmë se ky nuk pihet”, thotë Fetahu.
Qyteza e vogël, që dikur e kishte lidhur jetën me ish-minierën e qymyrit, ka një ujësjellës të përbashkët me Tepelenën dhe banorët thonë se kjo gjë i ka dëmtuar.
“Furnizoheshim direkt nga ujësjellësi që u bë për qytetin e Memaliajt, që e merrnim nga Bënça, kurse Tepelena e ka marrë nga fshati Lekël. Tani që është tharë Lekli atje, mbajnë Tepelenën me ujin e Memaliajt. Uji vjen një orë në ditë, por ka raste që nuk vjen fare”, tregojnë banorët.
Por, në Tepelenë pushteti lokal thotë se përdorimi i një ujësjellësi të përbashkët ka ekzistuar prej vitesh dhe oraret e furnizimit janë të njëjta për të dyja qytetet.
“Është e njëjta ndërmarrje që shërben dhe funksionon për të dy bashkitë, por dua të theksoj se, siç ka ndërprerje në Bashkinë Memaliaj, ka dhe në Bashkinë Tepelenës. 7 ose 3 orë ditën dhe 4 orë natën”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
I akuzuar një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryebashkiaku i Tepelenës fajëson thatësirën e këtij viti për sasinë e pakët të ujit në rrjet.
“Nga thatësira, prurjet e ujit kanë rënë nga 120 litra në sekondë, në 20 litra në sekondë në ujësjellësin e Leklit. Ujësjellësi i Bënçës është me vetërrjedhje dhe furnizon Memaliajn dhe disa lagje të Tepelenës”, shpjegon Peçi.
Por, kryetari i Bashkisë Tepelenë ngre një pikëpyetje tjetër. Memaliaj konsumon, sipas tij, pesë herë më shumë ujë sesa nevojat normale të qytetit: “Nëse Memaliaj ka nevojë për 1000 metër kub ujë në ditë, harxhohet 5000”.
Askush nuk e di se ku shkon kjo sasi uji që tejkalon pesëfish nevojat e qytetit. Rreth e qark tij nuk ka të mbjella, nëse nuk quan të tilla sipërfaqet me kanabis. Një bimë që, sipas specialistëve, ka nevojë më shumë sesa të tjerat për t’u furnizuar me ujë. E sigurtë është që, sido që të jetë e vërteta, ajo po lë pa ujë një qytet të tërë, pranë lumit të tretë më të madh në vend. /Top Channel/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...