Google ADS

Që nga vjeshta, në Serbi pritet debat për ndryshimin e Kushtetutës

22:51 | 4 Korrik 2017
M. A.

Seria e bisedave për ndryshimin e Kushtetutës, të cilin e ka paralajmëruar kryetari serb Aleksandar Vuçiq, mund të fillojë që nga vjeshta.

Mendohet se arsyeja kryesore për fillimin e këtij debati, është heqja e preambulës nga Kushtetuta në të cilën Kosova paraqitet pjesë përbërëse e Serbisë, transmeton Koha.net.

Vuçiq, qëkur e ka marrë postin e presidentit, ka folur për nevojën dialogut për aktin më të lartë juridik dhe ka theksuar se nëse mund të fitojë dy të tretat e shumicës në Kuvend, ka ndërmend të përpiqet për të arritur konsensusin për këtë çështje. Për shkak të rëndësisë së kësaj çështjeje, siç merr vesh gazeta veçernje novosti e Beogradit, të cilën e ka vënë në plan të parë të mandatit të vet presidencial, Vuçiq dëshiron që sa më parë të fillojnë bisedimet.

Se a do të do të gjejë kryetari serb bashkëbisedues nga opozita, ende nuk është e sigurt, transmeton shkrimin e kësaj gazete Koha.net. Një pjesë, kryesisht nga e djathta, konsideron se Kushtetuta nuk duhet ndryshuar në këtë moment, ndërsa shumica e opozitës proeuropiane dyshon në mundësinë e dialogut konstruktiv me pushtetin.

Zyrtari i Partisë Demokratike (DS) Zoran Lutovac, kohë më parë ka paraqitur propozimin për ndryshimin e Kushtetutës. Megjithatë, ai mendon se në rrethanat e tashme serbe, dialogu shoqëror është i pamundshëm.

Lider i DSS Milosh Jovanoviq thotë se kjo parti ( e ish- Vojislav Koshtunicës) nuk është fare për ndryshimin e Kushtetutës pasi “ai (ndryshimi) sjell rrezikun që të ndryshohet preambula për Kosovën e cila është futur për të ruajtur tërësinë territoriale të Serbisë”.

Kryetari i radikalëve Vojislav Sheshel është kundër ndryshmit. ”Kushtetuta është e mirë, por Vuçiq, me ndryshim të saj, ndoshta po do të bëhet faraon”, ka thënë ai.

I pari i LDP Çedomir Jovanoviq ka thënë se kjo parti ka insistuar me vite për ndryshimin e Kushtetutës dhe për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme