Rreth orës 18:00, është paraqitur në Stacionin Policor në Suharekë i dyshuari A. B. i cili ishte në arrati prej datës 30 qershor.
I dyshuari i ka treguar policisë për armën ilegale të cilën e kishte në posedim e që është pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 3105734 e prodhimit kinez pa municion, njofton Klan Kosova.
Pas sekuestrimit të armës, hetuesit policorë e kanë njoftuar prokurorin e shtetit për rrethanat e rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.
Vlen të theksohet se i dyshuari ishte i përfshirë në një rast të kanosjes me ç ’rast ishte sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT M57.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?