Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar popullin amerikan me rastin e 241-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“SHBA-të i kanë sjellë botës paqe, liri dhe demokraci me besimin se liria duhet të gëzohet nga të gjithë”, shkruan Pacolli në urimin e tij.
Postimi i plotë:
Me rastin e përvjetorit të 241-të të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re, nê emêr tê familjës time dhe në emrin tim personal, t’i shpreh urimet më të përzemërta për popullin Amerikan në festimet e 4 korrikut.
SHBA-të i kanë sjellë botës paqe, liri dhe demokraci me besimin se liria duhet të gëzohet nga të gjithë. Me këtë rast edhe njeherë Popullit të ShBA-ve i shprehu falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për qëndrimin pranë popullit të Kosovës edhe në kohërat më të vështira.
Ne do t’i mbesim përgjithmonë falënderues popullit Amerikan për mbështetjen e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke ritheksuar kështu aleancën dhe partneritetin tonë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...