Forcat siriane të mbështetura nga SHBA kanë çarë murin e qytetit të vjetër Raqqa, ndërsa po përpiqen të rimarrin kontrollin e qytetit nga Shteti Islamik.
Ushtria amerikane lajmëroi se koalicioni ndihmoi përparimin e Forcave Demokratike Siriane, duke hedhur në erë dy seksione të murit historik “Rafika”.
Pas shumë muajsh, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, milicitë kurde dhe arabe kanë mundur të rrethojnë plotësisht qytetin Raqqa, e tashmë duket se ka nisur sulmi ndaj qendrës së qytetit.
Shteti Islamik mori kontrollin e këtij qyteti në vitin 2014 dhe e shpalli atë kryeqytet të kalifatit. Raqqa ka qenë një qendër shumë e rëndësishme për operacionet e Shtetit Islamik, megjithëse, ndërsa forcat siriane afroheshin, zyrtarë e lartë të ISIS besohet se e kanë braktisur qytetin.
Sipas ekspertëve ushtarakë, dyshohet se në qytet kanë mbetur rreth 2.500 luftëtarë të Shtetit Islamik, të fshehur mes rreth 100 mijë civilëve që janë bllokuar atje si pasojë e luftimeve.
Ushtria amerikane njoftoi se Shteti Islamik kishte minuar të gjitha dyert e murit për të ndaluar forcat siriane, e për këtë arsye përdori raketat për t’i hapur rrugën. Ushtria amerikane tha se shkatërroi dy seksione, nga 25 metra secili, në mënyrë që të shpëtojë murin me gjatësi 2.475 metra.
Qyteti i vjetër, apo zona historike e Raqqasë, është mjaft e rëndësishme nga pikëpamja strategjike, sepse është pranë qendrës së qytetit dhe duket se tashmë përbën objektivin e parë të milicive kurde dhe arabe, për të çliruar më pas të gjithë qytetin.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...