Vendet bosh në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg e kanë detyruar kreun e KE-së, Jean-Claude Juncker, ta lërë mënjanë diplomacinë.
Kur e pa sallën thuajse bosh, Juncker shpërtheu duke e cilësuar institucionin si joserioz, e vërtetuar kjo sipas tij nga prania e vetëm 30 eurodeputetëve në një Parlament që ka 751 të tillë.
“Parlamenti Europian është qesharak, është totalisht qesharak. I përgëzoj ata që e morën mundimin të vinin deri këtu, por fakti që në këtë debat nuk po marrin pjesë veçse 30 deputetë, tregon se çfarë serioziteti ka ky Parlament”, tha Jean-Claude Juncker, kryetar i Komisionit Europian.
Presidenti i PE-së, Antonio Tajani u përgjigj me jo më pak tërbim.
“Mund ta kritikoni Parlamentin, por nuk është detyra e Komisionit të kontrollojë këtë institucion. Është Parlamenti ai që kontrollon Komisionin”, tha Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian.
Rrallë ndodh që kreu i një institucioni të Bashkimit Europian t’i japë një fshikullimë të tillë publike legjitimitetit të një tjetri. Por në Strasburg, seancat parlamentare kanë qenë shumë të zbrazëta tani përpara pushimeve të verës.
“As nuk lodhen fare që të duken këtej”, i tha BBC-së një eurodeputet britanik. “Disa prej ligjvënësve europianë, – pohon ai, – i kanë nisur që tani 7 javët e paguara të pushimeve”.
Në seancën që solli zemërimin e Juncker do të kalohej në revistë presidenca gjashtëmujore e Maltës, vendi më i vogël anëtar i bllokut.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...