Një studim i fundit i kryer në Ekuador ka gjetur se konsumimi i një vezë në ditë te fëmijët, parandalon pengesat që mund të hasin ata me zhvillimin e gjatësisë dhe me peshën e dobët.
Një vezë në ditë, jo një mollë, mund të jetë mënyra e duhur që fëmijët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të fortë, transmeton portali arbresh.info
Fëmijët e vegjël të cilët konsumojnë çdo ditë vezë, ka gjasa të vogla që të vuajnë nga problemet me gjatësinë dhe me peshë të ulët që ndikon në shëndetin e tyre. Gjithashtu ata kanë edhe sistem imunitar më të fuqishëm.
“Fëmijët që konsumojnë një vezë në ditë janë më të shëndetshëm dhe më të fuqishëm”, ka thënë Lora Iannotti, një ekspert për ushqyerjen e fëmijëve në Universitetin e Uashingtonit, e cila vazhdon të punojë edhe në Universitetin San Francisco de Quito në Ekuador.
Sipas saj në shumicën e vendeve të botës, vezët vazhdojnë të mbesin ushqim kryesor, në krahasim me ushqimet tjera, për shkak të kushteve ekonomike.
Iannotti dhe kolegët e saj, kanë kryer hulumtimin në jug të Quito, kryeqytetin e Ekuadorit, duke ushqyer fëmijët të moshës 6 deri në 9 muajsh me nga një vezë në ditë për gjashtë muaj.
Ata kanë krahasuar dallimin mes tyre dhe fëmijëve të cilëve nuk u është dhënë vezë. Sipas tyre është gjetur fëmijët që kanë konsumuar vezë janë zhvilluar më shpejt për nga gjatësia dhe kanë pasur peshë më stabile. Ata kanë shtuar se fëmijët që konsumojnë vezë kanë gjasa të vogla të preken nga obeziteti./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...