Të gjithë ata njerëz që luftojnë me mbipeshën për një moment ngopen me dietat e vështira. Në rastet e tilla përparësi duhet dhënë më të mirës që vjen nga natyra, sepse pikërisht në të fshihen ndihma dhe fuqia më e madhe. Prandaj, kjo është receta për lëngun që plotë- son nevojat tuaja për ushqim (shkaku i vlerave ushqyese), por edhe njëkohësisht do të shkrijë kilogramët e tepërt.
Bëhet fjalë për kombinimin e përbërësve aktivë, që e përshpejtojnë metabolizmin dhe pastrojnë trupin prej helmeve të grumbulluara në trup, si dhe dhjamit. Nëse këtë lëng e pini rregullisht, rezultatet do t’i vëreni në më pak se një muaj.
Përbërësit: 1 gotë lëng domatesh; 1/4 e gotës lëng limoni; 1 lugë xhenxhefil të bluar; 1 spec pikant; 2 kërcej selino. Përgatitja: Përzieni lëngun e domates, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe specin e bluar djegës. Do të fitoni rreth 220 ml lëng. E shërbeni në shishe prej qelqit dhe ia shtoni kërcejtë e selinos. Midis shujtave pini tri gotat e përgatitura me lëng.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën