Tekstet shkollore të historisë për shkollat e mesme kanë gabime dhe pasaktësi të shumta, të cilat i mësojnë si të tilla nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12.
Me rishikimin e teksteve të historisë nuk është përmirësuar aq shumë, pasi ka shifra të rrumbullakuara të pa verifikuara, u tha në një debat të organizuar sot nga Nisma për të Drejtat e Njeriut (YIHR) me temën “Historia në tekstet shkollore”.
Ramadan Sokoli nga Nisma për te Drejtat e Njeriut, ka paraqitur hulumtimin që kanë realizuar, duke thënë se librat e historisë për shkollat e mesme kanë shumë pasaktësi dhe gabime, të cilat u servohen nxënësve si të sakta.
Ai tha se në librin e klasës 11 kanë gjetur se për luftën e fundin është rrumbullakuar numri prej 15 mijë personave të vrarë, duke mos e argumentuar fare këtë shifër, as se ku është marrë.
Sipas tij, nga diskutimet që kanë pasur me nxënësit e shkollave të mesme, ata dinë fare pak për zhvillimet që kanë ndodhur në vitet e 90-ta në Kosovë. Krejt çka dinë, Sokoli tha se është lufta e fundit në Kosovë në vitin 1998-1999 dhe më pas edhe për shpalljen e pavarësisë.
Ndërsa, dekani i Fakultetit të Filozofisë, profesori Bujar Dugolli tha se edhe ai me studentët e tij të studimeve master, kanë hasur në shumë çështje diskutabile që duhet të përmirësohen në tekstet e historisë.
Ai tha se Ministria e Arsimit nuk ka treguar seriozitet në përmirësimin e librave të historisë.
Ndërsa, Mrika Limani nga Instituti i Historisë, theksoi se ideja për rishikimin e teksteve të historisë ka lindur para disa viteve, kur Turqia ka kërkuar nga Kosova ta bëjë një rishikim të gjuhës në tekstet e historisë për gjuhën e përdorur gjatë sundimit osman.
Dren Terziqi nga Organizata e mësimdhënësve të historisë, theksoi se hartimi i teksteve shkollore është bërë në mënyrë të ngutshme, madje edhe nga mungesa e përvojës së hartuesve të tyre. Derisa, përdorimi i metodologjisë, sipas tij, është gabimi më i madh që bëhet./KP/
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...