Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ka bërë hapjen e dyqanit të dytë të bamirësisë “Teshavesha”.
Hapja e këtij dyqani është bërë e mundur me mbështetjen financiare të Raiffeisen Bank që ka mundësuar zgjerimin e veprimtarisë, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe financimin e programeve shëndetësore të Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.
Qëllimi i hapjes së dyqanit sipas drejtuesve të fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ është ngritja e fondeve të mjaftueshme për të financuar programet shëndetësore të këtij fondacioni.
Janine Mehmeti, koordinatore e projektit, tha se hapja e dyqanit të dytë të bamirësisë ‘Teshavesha’ është bërë falë mbështetjes financiare të Raiffeisen Bankës.
Video “Tash një vit ne kemi hapur dyqanin e parë Teshavesha që është një ndërmarrje shoqërore në kuadër të fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’. Qëllimi i hapjes së dyqanit Teshavesha dhe veprimtarisë është që të ngris fonde të mjaftueshme për të financuar programe shëndetësore të fondacionit siç janë furnizimi me medikamente dhe pajisje mjekësore në kliniken e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, zhvillimin dhe hapjen e qendrave të reja informuese për informimin e gruas ‘Klasat për Nënat’, si dhe zhvillimin e transportin neonatal në vend”, tha Mehmeti.
Përveç ngritjen e fondeve për financim të programeve shëndetësore, sipas Mehmetit përmes këtij dyqani po bëjnë edhe punësimin e grave të margjinalizuara dhe se po ofrojnë rroba me çmime të volitshme.
“Po besojmë se do të ketë sukses edhe dyqani i dytë për arsye se kërkesa si për donacion të rrobave ashtu edhe për blerje të rrobave është shumë e madhe duke u nisur nga pika e parë që e kemi hapur. Andaj falë anëtarëve të komunitetit që po kontribuojnë vazhdimisht si me donacione si me blerje, si me promovim të produkteve dhe dashurinë që po tregojnë ndaj brendit që po ndërtojmë ne besojmë se do të ketë sukses edhe pika e dytë”, tha ajo.
Ndërsa, planifikojnë që nga viti i ardhshëm të hapin pika të tjera të dyqaneve të bamirësisë Teshavesha edhe në qytetet e tjera të Kosovës. ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike që përkujdesen për nënat, Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal që përkujdesen për foshnjat e lindura para kohe dhe klinikat pediatrike që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera në Republikën e Kosovës.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...