Rusia komuniste ishte një shembull i sinqeritetit dhe llogaridhënies në qeveri. Kjo nuk është një fjali që ju do të mund të lexoni në ditët e sotme – të paktën jo jashtë territorit të Koresë së Veriut. Gjithsesi, ajo që po përpiqemi të tregojmë përmes kësaj sarkazme është fakti se sovjetikët kishin sekrete vërtet të mëdhaja për të fshehur – më poshtë po rendisim dhjetë sekretet më të guximshme.
10. Fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë (për kohën)
Nëse do të pyesni për emrin e fatkeqësive më të mëdha në historinë bërthamore, me shumë gjasa çdo lexues i këtij artikulli do të kujtohej për Çernobilin dhe Fukushimën. Shumë më pak do të dinë ose të kenë dëgjuar për emrin e tretë, fatkeqësia në Kyshtym në vitin 1957, e quajtur kështu sipas emrit të një qyteti të vogël në jug të Rusisë. Ashtu si me Çernobilin, shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte me të vërtetë, një vendim-marrje e keqe – më në detaj, marrja e vendimit për të ndërtuar një sistem ftohës për mbetjet bërthamore që nuk mund të riparohej. Kur ftohës i njërës prej depozitave të uzinës bërthamore filloi të rrjedhë, operatorët thjesht e fikën dhe e lanë në atë gjendje për një vit. Në fund të fundit, kujt i duhen sistemet e ftohjes në Siberi? Temperatura në depozitë përfundimisht u rrit në mbi 350 gradë Celsius duke shkaktuar një shpërthim që hodhi kapakun prej çimentoje, i cili peshonte 160 ton, në ajër nga vendndodhja e saj fillestare në njëzet e shtatë metra nëntokë. Mbeturinat radioaktive përhapur në një sipërfaqe prej mbi 20 mijë kilometra katrorë. Shtëpitë e 11 mijë personave u shkatërruan pas evakuimit të zonës dhe 270 mijë persona u ekspozuan ndaj radioaktivitetit në zonë. Ishte vetëm ne vitin 1976, kur një emigrant sovjetik për herë të parë la të kuptohej përmasat e katastrofës për publikun perëndimor. CIA kishte informacion rreth fatkeqësisë që nga vitet gjashtëdhjetë, por – të frikësuar nga reagimi publik kundër industrisë bërthamore në Amerikë – minimizoi rëndësinë e ngjarjes. Do duhej të arrihej viti 1989, vetëm tre vite pas Çernobilit, që detajet e katastrofës të bëheshin publike.
9. Programi Hënor: Dërgimi i një personi në Hënë
Në maj të vitit 1961, presidenti amerikan John F. Kennedy deklaroi se besonte se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen për dërgimin e një njeriu në Hënë brenda viteve të fundit të dekadës. Deri në atë pikë, sovjetikët kishin udhëhequr eksplorimin e hapësirës, duke hedhur objektin e parë në orbitë, duke dërguar kafshën e parë në orbitë, dhe njeriun e parë në hapësirë. Megjithatë, më 20 korrik 1969 Neil Armstrong u bë njeriu i parë i cili shkeli në Hënë, duke mundur sovjetikët në atë garë. Me përjashtim të faktit që zyrtarisht sovjetikët nuk morën kurrë pjesë – ata gjithashtu kanë mohuar ekzistencën e një programi hënor të drejtuar nga njerëzit deri në vitin 1990. Kjo ishte mentaliteti i një politike më të madhe, atë të mbajtjes sekret të çdo programi hapësinor derisa ky program të rezultonte i suksesshëm. Sovjetikët ishin të detyruar të pranonin në mënyrë të pjesshme pothuajse një dekadë më parë, në gusht 1981, kur një satelit sovjetik i njohur si Kosmos 434, i lëshuar në vitin 1971, ishte gati për të ri-hyjnë në atmosferën e Tokës sipër Australisë. Qeveria Australiane, e shqetësuar nga materialet bërthamore që mund të kishte në bord, u sigurua nga Ministria e Punëve të Jashtme te BSSR-së që ishte kabina e një sateliti hënor eksperimental. Aspekte të tjera të programit, duke përfshirë këtu fillimin e testimeve, gjithashtu ishin fshehur. Sovjetikët vazhdonin të përsërisnin se ata nuk kishin plane për të shkuar në Hënë. Ata ndaluan programin hapësinor për dërgimin e një njeriu në Hënë në vitin 1976, pa regjistruar asnjë sukses kundër gjashtë uljeve të suksesshme nga ana e Shteteve të Bashkuara.
8. Sa shumë art!
Në vitet 1990, gazetarët dhe diplomatët perëndimorë u njohën me një muze të fshehur në qytetin e largët Uzbek, Nukus. Në këtë muze përmbaheshin me qindra e vepra arti nga ditët e para të regjimit stalinist, kur piktorët ishin të detyruar të ishin në përputhje me idealet e partisë komuniste. “Arti dekadent borgjez” u zëvendësua nga piktura ku shiheshin fabrika dhe punëtorë, dhe shumica e prodhimit krijues të piktorëve të asaj kohe do të kishte qenë krejtësisht e humbur po të mos kishte qenë për punën e Igor Savitsky, një koleksionist këmbëngulës. Savitsky bindi artistët dhe familjet ti besonin atij punën e tyre. Ai fshehu punimet në Nukus, një qytet i rrethuar nga qindra milje prej shkretëtirës. Kjo ide meriton një pozicion unik në këtë listë për faktin që nuk është fshehur vetëm nga bota e jashtme, por nga regjimi shtypës që kontrollonte gjithcka. Edhe pse mbeten pyetje mbi sa i rëndësishëm ky art mund të jetë në vetvete, nuk ka asnjë dyshim mbi vlerën e një historie mbi diçka të fshehur për dekada të tëra, nën hundët ruajtësve të sekreteve më fanatikë që historia ka njohur.
7. Vdekja e një kozmonauti
Më parë përmendëm që sovjetikët fshinë nga arkivat një nga kozmonautët tyre. Më tragjikja, ata gjithashtu fshinë nga historia se ishte kozmonauti i parë i cili vdiq në përpjekjet e luftës për supremacinë hapësinore. Valentin Bondarenko u vra gjatë një stërvitje trajnimi në mars të vitit 1961. Ekzistenca e tij nuk ishte i njohur në Perëndim deri në vitin 1982, dhe nuk u pranua publikisht deri në vitin 1986. Nëse jeni dobët, kërceni direkt në paragrafin e tretë pa lexuar paragrafin më poshtë. Gjatë një ushtrimi mbi izolimin e një dhome presioni, Bondarenko bëri një gabim fatal. Pas heqjes së një sensori mjekësor dhe pastrimit të lëkurës së tij me alkool, ai hodhi pambukun e përdorur mbi një pjatë të cilën po e përdorte për të pirë çajin e tij të ngrohtë. Pambuku morri flakë dhe kur ai u përpoq të shuante flakët atë me mëngës së tij, atmosfera me përbërje njëqind për qind oksigjeni shkaktoi përhapjen e flakëve. U deshën minuta të tëra për të hapur derën.
6. Një nga krizat e urisë më të keqja në histori
Horrori i urisë sovjetike të vitit 1932 është diskutuar shumë herë, por dezinformimi kombëtar dhe ndërkombëtar që ju bë kësaj historie të trishtë përbën vlera diskutimi në vetvete. Gjatë fillimit të viteve tridhjetë, një numër i madh politikash shkatërrimtare sovjetike çoi – me dashje apo jo – në vdekjen e disa miliona njerëzve. Do të mendonit se kjo është një nga ato gjëra që do të ishin të vështira për të fshehur nga bota jashtë, por për fatin të mirë të Stalinit dhe shpurës së tij, shumë në botën e jashtme lëkundeshin mes injorancës dhe mohimit me paramendim. E përditshmja e famshme “The New York Times”, së bashku me pjesën tjetër të shtypit amerikan, fshehu dhe minimizoi krizën e urisë. Stalini me kujdesin më të madh organizoi një numër të madh vizitash të inskenuara me përfaqësues me influencë nga vende perëndimore: dyqanet u mbushën me ushqim por gjithkush i afrohej dyqaneve arrestohej; rrugët u lanë dhe pastruan; dhe të gjithë fshatarët u zëvendësuan nga anëtarët e partisë komuniste. HG Wells në Angli dhe George Bernard Shaw në Irlandë bënë të ditur gjithkund se “thashethemet” për krizën e urisë ishin të pabazuara. Më skandalozja, Kryeministri i Francës bëri një vizitë në Ukrainë dhe e përshkroi atë si një kopsht “në lulëzim të plotë.” Ndërkohë që të dhënat e regjistrimit të vitit 1937 u bënë konfidenciale, uria u shtyp dukë përdorur të gjitha mjetet edhe pse numri i të vdekurve ishte me shume gjasa në të njëjtin nivel me Holokaustin.
5. Ekranoplani
Në vitin 1966, një satelit spiun amerikan bëri një fotografi të çfarë duket të ishte një aeroplan deti rus i papërfunduar. Aeroplani ishte më i madhe se çfarëdolloj avioni disponohej ose ishte ndërtuan në SHBA. Avioni ishte aq i madh, saqë ekspertët llogaritën se edhe me hapje e krahëve të gjerë sa një anije, fluturimi i atij avioni do të ishte një sprovë e tmerrshme. Çuditërisht, motorët e tij ishin vendosur përpara krahëve. Amerikanët u habitën, dhe do të mbeteshin të habitur deri sa regjimi sovjetik u shemb, njëzet e pesë vjet më vonë. Përbindëshi i Detit Kaspik, siç u quajt më vonë, ishte një ekranoplan – diçka midis një avioni dhe një anije, i projektuar për të fluturuar vetëm disa metra mbi ujë ose mbi tokë. Edhe vetëm përmendja e emrit ishte e ndaluar për ata të cilët ishin në dijeni, pavarësisht se sovjetikët po e financonin projektin me sa shumë të holla që ky i fundit kërkonte. Ata avionë mund të trasportonin qindra trupa, ose disa tanke, duke fluturuar nën rezen e zbulimit të radarëve me një shpejtësi në mbi treqind kilometra në orë. Ishin projektuar në mënyrë të tillë që të ishin më eficient sesa aeroplani i mallrave më modern në botë për sa i përket konsumit të karburantit, të ishin shumë më të mëdhenj, dhe mbresat qe të linte ishin të një objekti madhështor, gati epik. Rusët gjithashtu ndërtuan një version i cili ishte dy herë e gjysëm më i gjatë se një aeroplan Boeing 747, në të cilin motorë reaktiv, me gjashtë lëshues raketash bërthamore. Fatmirësisht, ka disa koleksione fantastike e fotografive dhe videove në dispozicion online.
4. Katastrofa me raketa më e madhe në histori
Mospërfillja Sovjetike përkundrejt shëndetit dhe sigurisë nuk ndalet tek mbeturinat bërthamore. Në 23 tetor 1960, ata ishin përgatitur për nisjen e një raketë të re – R-16 – e cila ruhej me shumë sekret. Përdorte një lloj të ri karburanti, dhe raketa mbahej me anë të një vinçi – urë në të cilin qëndronin shumë teknikë. Raketa filloi të rrjedhë acid nitrik, pikë e vetme në të cilën veprimi i arsyeshëm do të ishte evakuimi i të gjithëve sa më shpejt të ishte e mundur. Por komandanti i projektit, Mitrofan Nedelin, në vend të evakuimit urdhëroi më shumë staf për skuadrën e riparimit të rrjedhjes e cila duhet të bënte të pamundurën. Kur shpërthimi i pashmangshëm ndodhi, ekuipazhi I cili qëndronte në urë u vra në çast. Zjarri ishte aq i nxehtë sa të mjaftonte për të shkrirë pistën e asfaltit – shumë nga njerëzit që u përpoqën të largohen u mbërthyen në asfalt dhe u dogjën deri në vdekje. Mbi njëqind njerëz u vranë. Ajo mbetet fatkeqësia me raketa më e keqe në histori. Makina sovjetike e propagandës u vu në veprim. Raportohet se vetë Nedelin ishte vrarë në një aksident ajror. Raportet e një shpërthimi masiv u zvenitën në thashethemnajën që u përhap në tërë ish Bashkimin Sovjetik. U desh të arrinim deri në vitin 1989 për të parë publikimin e raporteve të para. Sot është ndërtuan një obelisk në kujtimin e atyre që vdiqën, por mbi Nedelin nuk ka shenja në obelisk. Edhe pse zyrtarisht ai mbetet një hero, personat të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe që mbijetuan e konsiderojnë Nedelin si përgjegjës për humbjen e njëqind jetëve të cilat i ishin besuar.
3. Rrjedhja e virusit të lisë (dhe programi masiv i përmbajtjes)
Në vitin 1948, Bashkimi Sovjetik krijoi një laborator armësh biologjike top-sekret në një ishull në Detin Aral, të cilin e përdorte për të kthyer antraksin dhe murtajën bubonike në armë bakteriologjike. Ata gjithashtu zhvilluan armën e sëmundjes së lisë dhe, në vitin 1971, kryen një provë në ambiente të hapur. Në një kthesë të habitshëm të ngjarjeve, arma e projektuar për të shkaktuar një shpërthim të lisë u aktivizua pranë ambienteve të banuara. Dhjetë persona u infektuan, tre prej të cilëve vdiqën. Qindra u vunë në karantinë, dhe pesëdhjetë mijë njerëz nga zona përreth u vaksinuan brenda një periudhe kohe prej dy javësh. Incidenti u bë i njohur për publikun e gjerë vetëm në fund të vitit 2002. Epidemia u përmbajt në mënyrë efektive, por pavarësisht dokumentacionit të gjerë dhe të përhapur rreth incidentit, Moska kurrë nuk ka pranuar ekzistencën e tij. Kjo është për të ardhur keq, pasi nuk ka evidence të cilat do të lejonin të nxirreshin mësime të cilat mund të shpëtojnë jetën, nëse armët biologjike do të mund të bien ndonjëherë në duart e terroristëve dhe të përdoren nga ta.
2. Me dhjetëra qytete të tëra sekrete
Ekziston një qytet në jug të Rusisë i cili nuk është i shënuar në asnjë hartë. Nuk ka pasur autobusë që ndalonin atje, nuk ka tabela ose shenja rrugore që të tregojnë qytetin. Edhe posta i drejtohet Chelyabinsk-65, edhe pse qyteti i Chelyabinsk ishte gati pesëdhjetë kilometra larg. Emri i këtij qyteti është Ozyorsk – dhe pavarësisht nga të qenit shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve, ekzistenca e tij ishte e panjohur, madje edhe në Rusi, deri në vitin 1986. Fshehtësia vinte nga fakti se në këtë qytet ishte ndërtuan një centrali bërthamor i cili shërbente për ripërpunimin karburantit bërthamor. Kjo fabrikë e veçantë e përpunimit shpërtheu në vitin 1957, por për shkak të sekretit të vendndodhjes së saj, katastrofa mori emrin e një tjetër qyteti shtatë kilometra larg tij. Qyteti ishte Kyshtym. Ozyorsk ishte vetëm një nga dhjetëra qytetet e fshehta të Bashkimit Sovjetik. Aktualisht janë dyzet e dy qytete të tilla për të cilët ka disa informacione, por dyshimet janë se ka edhe rreth pesëmbëdhjetë qytete të tjerë të cilët qëndrojnë ende të fshehur. Banorëve të këtyre qyteteve ju jepeshin ushqimet më të mira dhe ishin ndërtuar shkollat më luksoze sesa pjesa tjetër e vendit. Të huajt që lejoheshin të vizitonin qytetet zakonisht shoqëroheshin nga rojet gjatë gjithë kohës. Në botën e sotme gjithnjë më të hapur dhe globale, shumë persona kanë vendosur të zgjedhin të largohen nga qytetet e mbyllura, dhe praktikisht ka një kufizim për sa kohë ata mund të mbeten të izoluar. Megjithatë, shumë prej këtyre qyteteve vazhdojnë të kryejnë funksionin e tyre origjinal – qoftë ky strehimi i një flote detare, ose prodhimi i armëve që përmbajnë plutonium.
1. Masakra në Katyn
Kemi shkruar shumë rreshta në lidhje me masakrën e Katyn-it më parë, dhe njësoj si me urinë e vitit 1932, pati një mohim masiv ndërkombëtar i cili na bëri ta rendisnim me numrin një në këtë listë. Në vitin 1940, sovjetikët vranë më shumë se 22.000 të burgosur polakë dhe i varrosën në varre masive. Zyrtarisht sovjetikët fajësuar nazistët dhe nuk pranuan përgjegjësinë deri në vitin 1990. Kjo masakër rendit e para edhe jo vetëm për faktin që vërtet ajo u be e mundur për shkak të mashtrimit të sovjetikëve, por edhe prej bashkëpunimit të gatshëm të drejtuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Winston Churchill pranoi në mënyrë private se masakra u realizua nga duar e bolshevikëve të cilët “mund të ishin kaq mizorë”. Megjithatë, ai këmbënguli se qeveria polake në ekzil duhet të ndalonte akuzat e saj nga masakrës, duke censuruar gazetat në gjuhën polake, dhe dha ndihmën e tij për të parandaluar një hetim të pavarur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Ambasadori i Britanisë në Poloni e përshkroi ngjarjen duke përdorur “emrin e mirë të Anglisë njësoj si vrasësit shfrytëzojnë Koniferët për të mbuluar një masakër”. Gjithashtu Franklin D Roosevelt ishte po aq i gatshëm për të ndaluar që faji të binte mbi Stalinin. Dëshmia se qeveria e SHBA-së kishte dijeni mbi çështjen u fsheh edhe gjatë një seance hetimore për kongresin në vitin 1952. Në fakt, për vite me radhë qeveria e vetme e madhe që promovoi të vërtetën ishte Gjermania naziste. Kjo është një tjetër fjali qe nuk do të lexohet shumë shpejt.
/Arbresh.info/
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...