Për gjashtë muaj, Dogana e Kosovës ka arrit të grumbulloj mbi 491 milionë euro , duke tejkaluar projeksionin e Qeverisë për 0.1 përqind.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe Dogana ka parandaluar për herë të parë futjen në Kosovë një sasi prej 2 milionë eurove para fals.
Kështu ka thënë drejtori i Doganës Bahri Berisha në një intervistë për KosovaPress.
Berisha tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit , (MSA) dhe lirimet doganore për import të produkteve për prodhim kanë pasur ndikim në buxhet me mbi 27 milionë euro.
“Duke arritur projeksionin e projektuar nga Qeveria e Kosovës i cili ka qenë 491.4 milionë euro , Dogana ka arritur të tejkalojë këtë projeksion për 01.pëqind, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rreth 18 milionë euro më shumë. Për periudhën e njëjta të vitit të kaluar janë mbledh 473 milionë euro. Gjatë këtyre gjashtë muajve gjithashtu kemi pasur rezultate jashtëzakonisht të mira edhe në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë jo formale ku kemi 403 raste të zbulimeve të ndryshme , duke përfshirë 130 kilogramë narkotikë të llojit mariuanë, heroinë dhe kokaina. Kemi 10 raste me armë të vogla, ndërsa kemi sasi jashtëzakonisht të madhe të zbulimit të municionit . Rreth 8 mijë e 500 copë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu për këta 6 muaj kemi pasur aksione të mëdha në luftimin e ilegalitetit tek lojërat e fatit. Ku kemi arritur që për këtë periudhë që jemi duke folur 213 raste kur kemi konfiskua pajisje dhe shtëpiza të ndryshme të pikave të bastit”, tha Berisha.
Ai tha se në këtë 6 mujor kanë vendosur rreth 100 gjoba tek pikat e bastoreve që është një rritje e gjobave për rreth 100 përqind krahasuar me periudhën e njëjta të vitit të kaluar që ka qenë rreth 59 raste.
Ai tha se përveç parandalimit të futjes në treg të armëve e municionit, Dogana për herë të parë dhe e vetmja në Ballkan, ka arritur të parandalojë futjen ilegale të 2 milionë eurove para fals.
“Kemi pasur një rast jashtëzakonisht të mirë që ka qenë në rastet më të mëdha në regjion këto vite. Ku dogana ka zbuluar një sasi të parave fals. Ka qene një sasi mbi 2 milion euro, dogana ka arrit të parandalon këtë që të shpërndahet në tregun e brendshëm edhe të shpërndahet tek qytetarët e Kosovës. “, tha Berisha.
MSA-ja dhe lirimet doganore për prodhim vendore, sipas tij, kanë pasur efekte në të hyra për rreth 27 milionë euro.
“Taksa doganore është duke u liberalizuar për çdo vit në bazë të MSA-së . Ndikimi i kësaj takse ka qenë në buxhet deri tani rreth 14 milion e 500 mijë euro. Krahasuar me vitin e kaluar ka qenë rreth 4 milion për arsye se , MSA-ja ka hy në fuqi me 1 prill të 2016-tës.. Një efekt tjetër i drejtpërdrejtë që ka ndikuar në grumbullimin e taksave , është edhe lirimet për prodhuesit nga lënda e parë por edhe mallrat që përdoren për proces të prodhimit siç janë produktet me akcizë , derivate të naftës. Që deri tani kemi rreth 12 milion euro lirime të plota që janë shkuar drejtpërdrejtë tek prodhuesit në bazë të politikave fiskale të më hershme. Nëse i marrim parasysh lirimet nga MSA-ja, ndikimi i MSA-së edhe lirimet për lëndën e parë për prodhues kemi diku rreth 27 milion euro që dogana nuk i mbledh po ato taksa kanë shkuar drejtpërdrejtë tek prodhuesit dhe qytetarët e Kos ovës “, tha Berisha.
Ai po ashtu tha se ka rënieje të ankesave nga bizneset në raport me Doganën.
“ Krahasuar me vitin paraprak kemi 20 përqind më pak ankesa , nga subjektet për çështje të procedurave doganore këtë vit deri tani i kemi rreth 440 ankesa. Ndërsa nëse krahasohen me periudhën e njëjtën të vitit të kaluar kanë qenë rreth 555 ankesa , që tregon që kemi një përqindje shumë më të vogël në lëndë të procedurave doganore “, tha Berisha.
Ai në fund ha se qëllimi i Doganës është që këto ankesa të vijnë në minimumin e mundshëm edhe gjithçka të zgjidhet përmes rrugëve ligjore brenda institucioneve dhe bizneseve.
Ai tha se janë duke i kthyer përgjigje komunitetit të biznesit të cilët kanë shqetësime lidhur me procedurat, ankesave qoftë të rivlerësimit ose procedurave të tjera që janë në fuqi. Dogana këtë vit duhet t’i realizojë mbi 1 miliard euro. Kjo sipas Doganës është projeksioni që Qeveria e Kosovës e ka vendosur në buxhetin e këtij viti.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...