Shkencëtarët amerikanë kanë konstatuar që personat të cilët vuajnë nga sëmundjet mentale në 70 për qind të rasteve bëhen duhanpirës.
“Shumë persona që vuajnë nga sëmundjet mentale kanë rrezik më të madh nga vdekja e parakohshme, ndërsa një nga arsyet është pirja e duhanit”, përcjell Telegraph deklaratën e dr. Thomas R. Frieden.
Në hulumtim 138.000 persona kanë plotësuar anketat të cilat kanë përmbajtur 14 pyetje për gjendjen psikologjike. Shkencëtarët e kanë vrojtuar shëndetin e tyre në 12 muajt e ardhshëm. Personat me çrregullime të zhvillimit nuk kanë marrë pjesë.
Në raportin e hulumtimit nuk është përfshirë asnjë person që ka qenë i hospitalizuar në spital psikiatrik e as personat që kanë marrë pjesë në luftë. Personat që kanë deklaruar që kanë filluar të pinë duhan në muajt e fundit janë llogaritur si duhanpirës.
Rezultatet kanë treguar që personat të cilët vuajnë nga sëmundjet mentale në madje 70 për qind të rasteve janë bërë duhanpirës. Arsyet e sakta janë ende të panjohura për shkencëtarët, por besohet që përgjegjës është efekti i nikotinës sepse mundet në çast të reduktojë simptomat e sëmundjeve mentale, që në fakt u konvenon të sëmurëve.
“Nikotina në njëfarë mënyre mund të reduktojë simptomat e sëmundjeve mentale”, ka deklaruar dr. Frieden.
Shkencëtarët planifikojnë të vazhdojnë hulumtimin për të përcaktuar arsyen e saktë e numrit të rritur të duhanpirësve te personat që vuajnë nga sëmundjet mentale./Arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga