Kur do t’i kthehet punës në komunë dhe çfarë thotë Sami Lushtaku për djalin e tij

15:10 | 4 Korrik 2017
L G

Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur edhe për zgjedhjen deputet të djalit të tij Mërgim Lushtaku.

Ai ka thënë se beson që Mërgimi është i pjekur për këtë pozitë, raporton “Arbresh.info.

“Unë mendoj që djali tash është edhe i rritur, edhe i pjekur dhe i përgatitur  që  nuk ka nevojë për këshillat e mija”, thotë Lushtaku.

Ndërsa i  pyetur se kur do të kthehet në punë, ai ka treguar se kjo do të ndodh gjatë kësaj jave.

“Besoj që brenda këtyre dy -tri ditëve  do dal në vendin tim të punës”, u shprehë ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme