Doni që ta mbani larg plakjen? Dhe mendjen sa më të kthjellët? Kjo realizohet vetëm duke e trajnuar trurin tuaj në çdo moment të jetës, duke mos e lënë atë që të humbasë asnjë nivel të inteligjencës që gëzojmë në rininë tonë të hershme. Pra, duke e sforcuar atë që të mësojë gjëra të reja dhe të ruajë ende kuriozitetin rreth tyre. Vetëm në këtë mënyrë, neuronet mbeten të aktivizuara dhe mbeten të lidhura me njëra-tjetrën. Me pak fjalë, truri mbetet gjithmonë në gjendje aktive, duke pas rezultat, të qenit sa më i aftë të kujtojë dhe prodhojë. Por si mund të arrihet kjo? Shumë thjesht, ja disa këshilla praktike.
1. Provoni të aplikoni aktivitete, disiplina, apo interesa të ndryshme nga ato që ushtroni zakonisht.
2. Bëjini shumë pyetje vetes dhe përpiquni të mësoni sa më shumë gjëra të reja. Shikoni në fjalor kuptimin e një fjale që nuk e dini. Përpiquni gjithashtu, që të mësoni edhe një gjuhë të huaj.
3. Kur ju ta keni të mundur, mundohuni të kaloni disa ditë larg nga vendlindja juaj, për të zbuluar vende të reja.
4. Provoni përvoja dhe zgjidhje të reja, të ndryshme nga ato që bëni zakonisht. Në kuzhinë, për shembull, provoni receta që nuk i keni bërë kurrë më parë.
5. Lexuar sa më shumë libra dhe çdo gjë, qofshin këto edhe vetëm gazeta, revista, apo informacione në internet. Qëndro i informuar, dhe përpiquni të merrni opinione mbi tema të mundshme të asaj që ju rrethon.
/Arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...