Google ADS

Urinimi i shpeshtë dhe lodhja për shkak të diabetit

14:37 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Diabeti është një sëmundje, e cila për një kohë të gjatë mund ta shkatërrojë trupin dhe personi nuk është i vetëdijshëm se vuan prej tij. Duke pasur parasysh se sheqeri në gjak “nuk dhemb”, zbulimi i kësaj sëmundjeje mund të zbulohet vonë.

Mungesa e insulinës mund të sjellë deri te komplikime të rënda shëndetësore, siç janë problemet e veshkave, dëmtimi i shikimit dhe sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, është e rëndësishme është që të njihen simptomat e caktuara që mund të tregojnë diabetin.

Nëse ndieni fortësi të pakëndshme në duar apo këmbë, është e obliguar që të matet niveli i sheqerit në gjak, pasi që kjo simptomë tregon se ka ardhur deri te dëmtimi i ndonjë nervi për shkak të rritjes të sheqerit në gjak.

Pigmentet e këqija të lëkurës, skuqjet e  shpeshta dhe problemet me puçrrat e fytyrës shpesh ndodhin si rezultat i diabetit, dhe janë një shenjë se diçka nuk është në rregull me trupin.

Niveli shumë i lartë i glukozës në trup mund të çojë në dëmtimin e enëve të vogla të gjakut në sy, duke shkaktuar problem me shikimin. Figurat zakonisht bëhen të paqarta dhe të shtrembëruara, ndërsa te disa njerëz paraqitet edhe ndjeshmëria ndaj dritës së fortë.

Nëse plagët ose djegiet në trup shërohen ngadalë, rekomandohet vizita e menjëhershme te mjeku, pasi kjo është një nga simptomat e sheqerit të lartë në gjak.

Çdo humbje e papritur e peshës dhe i një numri të madh kilogramësh tregon për praninë e diabetit. Nëse hani rregullisht dhe pavarësisht kësaj vazhdoni të humbni peshë dhe nuk mund të trasheni, është shenjë e sigurt se ka ardhur deri te ngritja e nivelit të glukozës në gjak.

Rritja e sheqerit në gjak shkakton vizita të shpeshta në banjë për të urinuar, sidomos gjatë natës. Te personat që kanë diabet shkaktohet tharje e buzëve dhe ndjenja e vazhdueshme e etjes.

Lodhja dhe mungesa e energjisë pa ndonjë arsye të veçantë, edhe pas gjumit të mirë, është një nga simptomat e kësaj sëmundjeje të fshehtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme