Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 11 qershor po zvarritet për shkak të ankesave të ndryshme.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje. Indeksonline mëson se janë katër ankesa të paraqitura deri në orën 12:00 të ditës së sotme teksa afati i fundit për paraqitjen e ankesave në Gjykatën Supreme është deri në ora 14:00.
Në bazë të kësaj informate mësohet se asnjë nga partitë e mëdha politike në vend nuk kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme. Njëra prej ankesave të paraqitura është nga subjekti politik Lista Serbe, e paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, ankesë kjo e refuzuar si e pabazë. “Ankesa nga BIRN e paraqitur kundër vendimit të PZAP, e refuzuar si e pabazuar”, është thënë për Indeksonline nga Antigona Uka-Lutfiu, zyrtare për Informim Publik në Gjykatën Supreme.
Një ankesë tjetër e bërë në Gjykatë është edhe nga Demokracia Plus (D+) kundër vendimit të PZAP, ankesë kjo e hedhur poshtë si e pathemeltë. Dhe ankesa e katërt apo e fundit deri në këto orë të ditës është ankesa e koalicionit, Vakat, Prizren edhe kjo e hedhur poshtë si e palejuar. Nga zgjedhjet e 11 qershorit mbetet të bëhet certifikimi rezultateve në mënyrë që të fillojë edhe konstituimi i institucioneve udhëheqëse në vend.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...