Google ADS

A e dini se vrapimi i bën mirë edhe trurit?

11:05 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Përfitoni nga pushimet për të qëndruar në ajër të pastër dhe për të praktikuar aktivitete fizike: vrapi ju bën mirë, si për trupin dhe për mendjen.

Që të vraponi apo të ecni dhe me një hap të shpejtë i bën mirë trupit, këtë e dinë të gjithë; por ajo që është zbuluar së fundi nga një studim, i bën mirë edhe trurit. Dhe kjo ju jep një shtysë të madhe që të praktikoni një sport pa kosto, i cili mund të bëhet në shoqëri dhe në çdo orë të ditës apo të natës.

Përveç se shkarkon stresin, vrapimi të përmirëson humorin, të heq emocionet negative duke të dhuruar dhe një jetëgjatësi mentale. Për të konfirmuar ato që u thanë, një grup studiuesish amerikanë kanë përfshirë thuajse tre mijë persona, rreth 25 vjeç, për të analizuar efektet e trupit human gjatë vrapimit.

Por çfarë konkluzioni është nxjerrë në mesin e pjesëmarrësve në eksperiment pas njëzet vjetësh, kur ata iu nënshtruan testeve të reja për të vlerësuar shpejtësinë psikomotorike, kujtesën verbale dhe funksionin e trurit?

Proporcion i drejtpërdrejtë: Ata që kanë arritur të vrapojnë për dhjetë minuta në punë, në pistën e vrapimit, 20 vjet më pas kanë pasur një rënie rezistence. Por çdo minutë më shumë ku individi 25-vjeçar ka arritur të rezistojë në vrapim, pas 20 vitesh ka rezultuar në 0.12 fjalë më shumë të ruajtura në memorie gjatë testimit. Kështu, funksionet njohëse kanë një rezultat më të mirë tek ata që janë stërvitur kur ishin të rinj. Me këtë rast nuk duhet të humbim më kohë.

Një fillim i mirë: Të përfshini fëmijët në aktivitetin fizik është mënyra më e mirë për edukimin e tyre për një jetë aktive, duke përcjellë dhe vlerat që ka sporti. Testet e njohjes dhe të kujtesës tregojnë se përfitimet e vrapimit vlejnë si për trupin dhe për mendjen. Kur ne vrapojmë, fiziku ynë nuk tonifikon vetëm zemrën dhe muskujt, por të gjitha funksionet njohëse dhe mendore.

Le të vrapojmë së bashku: Pasojat negative të një jete sedentare janë shumë, duke përfshirë grumbullimin e energjisë, e cila shpesh rezulton të ketë vështirësi për mbajtjen në nivel të lartë të vëmendjes dhe përqendrimit. Kjo vështirësi është e tërthortë, sepse përfshin më shumë fëmijët se të rriturit. Të vraposh me familjen, me miqtë apo me partnerin, nuk është vetëm një mënyrë për të ndenjur bashkë, por edhe një ilaç i madh natyror për të shkarkuar emocionet dhe për të mbajtur trupin në formë pa shpenzuar para në abonimet e shtrenjta nëpër palestra.

Asnjëherë në ambiente të mbyllura: Aktiviteti fizik në natyrë ka shumë aspekte pozitive: të stërviteni nën rrezet e diellit rrit prodhimin e vitaminës D, për të cilat gratë kanë aq shumë nevojë, duke favorizuar dhe një humor të mirë. Vrapimi është një zgjidhje e shkëlqyer kundër plakjes, redukton problemet e lidhura me pagjumësinë dhe ju bën të rizbuloni kënaqësinë e një jete aktive jashtë shtëpisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme