Ylli i Barcelonës dhe fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, Lionel Messi do të nënshkruaj kontratë të re me klubin menjëherë pasi sulmuesi të rikthehet nga muaji i mjaltit.
Messi, i cili është martuar të premten e kaluar me Antonela Roccuzzon, do të rikthehet te Barcelona më 12 korrik dhe pritet të nënshkruaj marrëveshje me klubin brenda ditëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Goal’, Messi ka rënë dakord të nënshkruaj përfundimit marrëveshje të re me gjigantin në La Liga pas shumë muajve negociata.
Ylli i Barcelonës, i cili ka shënuar 54 gola brenda 52 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, do të vendos lapsin në një marrëveshje katër vjeçare, përfshirë edhe opsionin për të vazhduar atë edhe për një vit.
Sipas raportit nga ‘Goal’, reprezentuesi argjentinas do të bëhet lojtari më i paguar në botë një pagë mbi 19 milionë funta në vit./arbresh.info
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...