Shtatzënia ndryshon çdo grua, si brenda ashtu edhe jashtë.
Blogerja Laura Maza, nënë e dy fëmijëve, shpërndau në llogarinë e saj në rrejtin social Facebook një pjesë të bisedës me burrin e saj në lidhje me trupin e saj që ndryshoi në mënyrë drastike pas dy shtatzënive.
Përgjigja e burrit të kujdesshëm shkriu mijëra zemra në mbarë botën.
“Ky nuk është trupi në të cilin ti u dashurove” – i thashë.
Trupi në të cilin ai ra në dashuri ishte i tonifikuar, kishte muskujt, nuk kishte çarje në bark ose gjoks.
Trupi në të cilën ai ra në dashuri futej në xhinse të ngushta, mund të hynte në cilëndo shitore për të rrëmbyer ndonjë copë rrobë të çfarëdo madhësie dhe të ikte, duke e ditur se do të jetë e saktë.
Ky trup tani nuk mundet të blejë në ato dyqane dhe zakonisht vesh dollakë. Trupi i tij ka mbetur i njëjtë, por i imi ka pësuar ndryshime të shumta. Kjo nuk është e drejtë …
Qëndroja para tij, e lodhur dhe e thyer, e mbuluar me lot, “ky nuk është trupi në të cilin ti re në dashuri“, – i thashë. Atëherë ai më tha: “Ke të drejtë, ky nuk është trupi në të cilin unë rashë në dashuri. Por, ky është trupi që rriti fëmijët tanë, i ushqeu ata, u dha atyre rehati, krijoi jetë. Në trupin tënd tani bie në dashuri çdo ditë. Unë nuk e dija se çfarë është dashuria deri sa nuk e pashë këtë trup dhe e kuptova se çfarë mund të bëjë. E pra, falemnderit.”
Mos kini turp për atë që keni, apo si duket trupi juaj si një nënë. Ka kohë për të heqë dorë nga torta juaj e preferuar në të ardhmen. Tani për tani, kënaquni në momentet që keni dhe gëzojuni faktit se ju keni krijuar diçka me aq shumë vlerë sa për t’i harruar të gjitha çarjet në trupin tuaj./Femina.al
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon