Doktori nga Australia i është bashkuar ISIS-it

10:18 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Një doktor austrilian nga Australia e ka lënë vendin e tij dhe i është bashkuar ISIS-it duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen kauzës “së madhe” siç thotë ai.

Ai shihet teksa e mjekon një fëmijë derisa i drejtohet kamerës, transmeton arbresh.info.

Ai thotë që ky fëmijë është “terroristi” të cilit i frikësohet Amerika dhe të cilin po e sulmon me sulme raketore.

Ai  ka treguar situatën dhe ka thënë që është e turpshme se si po sulmohet islamizmi, si nga perëndimi ashtu edhe nga shtetet tjera muslimane.

Ë këtë video ai i fton të gjithë që të bashkohen dhe të mos paguajnë taksa që mbështesin  “tiranët” po të luftojnë për çlirimin e fesë.

Nga gazetat austriliane bëhet e ditur që ky burrë ka qenë një prevert dhe mashtronte vajzat për përfitime seksuale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme