Gianluigi Donnarumma ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë pjesë vjeçare te AC Milani që vlen 5 milionë funta në sezon.
Portieri 18-vjeçar do të ketë dy klauzola të blerjes të insertuara në marrëveshjen e tij që varet nga kualifikimi i Milanit në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se ata dështojnë për tu kualifikuar në kompeticionin kryesor të klubeve elite në Evropë, klauzola e tij besohet se do të qëndrojë 50 milionë euro, ndërsa nëse ata arrijnë kualifikimin, klauzola e tij do të dyfishohet në 100 milionë euro.
Kontrata aktuale e Donnarummas është e vlefshme deri në vitin 2018, por agjenti Mino Raiola ka thënë gjatë muajit qershor që ai nuk do të vazhdoj kontratën e tij me Milanin duke ngjallur reagime të mëdha nga tifozët e klubit.
Ky lajm ka alarmuar kampionin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin, pasi presidenti i tij Florentino Perez ka pranuar se trajneri Zinedine Zidane ishte një admirues i portierit.
Por, Donnarumma tani ka rënë dakord për rinovimin e kontratës te klubi i tij i fëmijërisë dhe mund ta nënshkruaj atë menjëherë.
Ai ka debutuar te Milani në moshën 16-vjeçare dhe deri tani ka bërë 72 paraqitje te gjiganti italian./arbresh.info
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...