Cristiano Ronaldo ka shkaktuar polemika me mbishkrimin e fotos së fundit të tij së bashku me Jose Semedon.
Superylli i Real Madridit ka postuar një foto mbrëmjen e së hënës në rrjetin social Instagram, ku shfaqet ‘topless’ në një pishinë, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht se ka mbi 2.7 milionë ndjekës që e pëlqejnë atë, në komente Cristiano Ronaldo është goditur me kritika nga disa përdorues.
“Kombinim i përkryer, çokollatë e zezë dhe e bardhë”, ka shkruar Ronaldo në foton e postuar duke bërë disa përdorues që të akuzojnë atë për racizëm.
Ronaldo ka qenë shok me ish mesfushorin e Sheffield Wednesday-it, Semedon, për 20 vite pas takimit në akademinë e Sporting Lisbonit./arbresh.info
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton