Prokurori i specializuar, David Schwendiman, është i inkurajuar nga miratimi i Rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila u bë javën e kaluar. Në përgjigjen e tij dërguar gazetës “Zëri” Joseph L. Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendëskryeprokurorit të specializuar, ka thënë se prokurori vazhdon ta kryejë punën që ia kërkon ligji i vitit 2015.
Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, është duke vazhduar që ta bëjë punën e tij, të cilën edhe ia kërkon ligji i vitit 2015.
Madje sipas Joseph Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendëskryeprokurorit të specializuar, prokurori është shumë i inkurajuar me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave ditë më parë.
Megjithatë, Hollerhead është shprehur i rezervuar sa i përket pyetjes se kur do të nisin akuzat e para dhe e ka gjasë që ato të fillojnë brenda këtij viti.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i veçantë dhe i pavarur nga Dhomat e Specializuara dhe ka përgjegjësinë e autoritetin e vetëm t’ia dërgojë akuzat Gjykatës së Specializuar. Por, kur do të bëhet kjo ai nuk ka treguar, duke mos dashur që të ndërhyjnë në hetimet e Prokurorisë.
Në anën tjetër zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, ka thënë ditë më parë se nëse vendimi i Dhomës Speciale të Gjykatës Kushtetuese do të jetë pozitiv, rregullat do të hyjnë në fuqi 7 ditë më pas. Në të njëjtën kohë Benes ka bërë të ditur se ky është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale../arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...