Bashkimi Evropian dhe Japonia pritet të arrijnë këtë javë një marrëveshje të tregtisë së lirë, që shihet si një sinjal kundër proteksionizmit tregtar.
Alexander Winterstein, zëdhënës i Komisionit Evropian, u shpreh se marrëveshja e tregtisë së lirë në parim ishte “e mundshme”.
Të dy palët synojnë ta arrijnë marrëveshjen të enjtën, një ditë para Samitit të G20-tës në Hamburg të Gjermanisë.
Dy komisionerë të BE-së shkuan fundjavën e kaluar në Tokio në përpjekje për të hequr pengesat për arritjen e marrëveshjes, kryesisht në sektorët e bujqësisë dhe të automjeteve.
Udhëheqësit e Unionit po vlerësojnë nëse janë përmbushur kushtet për një samit dypalësh në Bruksel.
BE-ja dhe Japonia i nisën negociatat në marrëveshjen e tregtisë së lirë në mars të vitit 2013.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’