Histori-tragjedia: Heroi ynë kombëtar Skëndërbeu i dashuruar marrëzisht pas vajzës së Sulltanit

01:52 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

A e dini se kush ka qënë femra e parë që ka rrëmbyer zemrën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut? Sipas shkrimtarit italian Antonio Xonkanda, femra më e preferuar e Gjergj Kastriot Skënderbeut ka qënë vajza e vetme e Sulltan Muratit II, Zulejkën. Në romanin e përbërë nga 800 faqe  i shkruar 200 vjet para ai tregon historinë:

Skënderbeu e deshi Zulejkën. Turkesha me sytë e zinj dhe flokët që i binin lehtë mbi qafën e hollë e kishte magjepsur qysh fëmijë. Mbrëmjeve ai lutej për portretin e saj dhe mëngjeseve nuk mendonte gjë tjetër veç të shihte siluetën e saj larg tek ecte me fustanin e gjatë në kopshtin e oborrit mbretëror. Dashurinë i’a shprehu përmes letrash. Në kartën e bardhë i shkroi me duart që i dridheshin gjithë atë çfarë zemra e tij  mbante brenda prej vitesh. I tha se ishte gati të bënte luftëra dhe do të ishte gjithnjë një kalorës i denjë për dashurinë e saj. Ajo i ruante me kujdes letrat të gjitha bri shtratit ku flinte, derisa një mbrëmje doli fshehurazi nga pallati për të shkuar aty ku ushtari i pashëm nga Shqipëria flinte, për t’i thënë se zemra e saj i përket të tijës,” shkruan Xonkada.

Në roman, Xonkanda  shkruan se Sulltani e kishte nuhatur dashurinë e heroit tonë kombëtar dhe i kishte vënë kushtin se nëse ai luftonte kundër mbretit të Serbisë do të kurorëzohej me Zulejkën.

“Por sulltani nuk e mban fjalën. Pas paqes së bërë me mbretin e Serbisë, ai kërkon ta bëjë atë dhëndër në oborr, duke i dhënë  vajzën. E tronditur nga ky lajm, Zulejka vret veten. Ikja e saj do të linte një dhembje pafund për heroin shqiptar, që asnjë fitore sado e madhe nuk do ia shuante kurrë”, shkruan ai.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme