Ja se si qentë i kuptojnë njerëzit!

01:25 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Qentë janë në gjendje t’i kuptojnë situatat nga perspektiva e njeriut, shumë më shumë se sa që është menduar deri më tash.

Kështu thuhet në një studim të bërë nga Animal Cognition.

Ata gjetën që qentë kanë më shumë gjasa të vjedhin ushqimin e ndaluar në kohën kur dritat janë të ndalura, në mënyrë që njerëzit që janë në dhomë të mos shohin se çfarë kanë bërë.

Kjo tregon që qentë janë në gjendje të ndryshojnë sjelljet e tyre kur e dinë që perspektiva e pronarëve të tyre ka ndryshuar.

Ky hulumtim është bërë me 84 qenë.

Hulumtimi është munduar të gjejë nëse qentë janë në gjendje t’i adaptojnë sjelljet, varësisht nga rrethanat në të cilat gjenden pronarët e tyre.

Në këtë studim thuhet se është e “pamundur që qentë të kenë harruar që nuk ka njerëz në dhomë kur dritat ishin të ndalura”. Në vend të kësaj, duket që qentë ishin në gjendje të kuptonin se njerëzit nuk ishin duke i parë.

Dr, Juliane Kaminski, nga Universiteti i Portsmouth-it, në departamentin e psikologjisë, tha se “studimi është i mahnitshëm sepse tregon që qentë e kuptojnë perspektivën e njerëzve”.

Ajo tha se kjo është një gjë shumë e rëndësishme, sepse mund të kuptohen kapacitetet e qenve që qëndrojnë afër njerëzve, si qentë që drejtojnë që verbërit dhe qentë nuhatës të policisë.

Hulumtime të mëparshme kanë thënë se edhe pse njerëzit mendojnë se i kuptojnë qentë e tyre përmes mimikave të fytyrës, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Njerëzit vazhdimisht atribuojnë cilësi të caktuara dhe emocione për gjëra të tjera të gjalla. Ne e dimë se qeni jonë është zgjuar ose i ndjeshëm, por është diçka që ne e mendojmë, jo ata”, tha Dr. Kaminski.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme