Google ADS

​Gjërat që duhet t’i dini rreth marramendjes

01:17 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Shumica prej nesh kanë përjetuar ndonjë rast të marramendjes në një mënyrë ose në një tjetër, si pasojë e stresit, apo momenteve të palumtura në jetë.

Këtu, po ju paraqesim gjithçka që duhet të dini rreth kësaj gjendje të tingëllimës së veshit dhe marramendjes”

Marramendja është gjendje shumë e lodhshme

Marramendja është një ndjenjë e lëvizjes kur nuk ka fare lëvizje, thotë Damon Raskin, internist i certifikuar në Kaliforni. Ndjesia juaj e drejtpeshimit varet nga sinjalet që sytë, nervat shqisore dhe veshi i japin trurit tuaj, Nëse këto sinjale nuk përputhen, atëherë truri juaj përjeton konfuzion duke shkaktuar marramendje. Kjo gjendje shpie në të vjella dhe vështirësi për të qëndruar në këmbë.

Ekzistojnë dy shkaqe të zakonshme

I pari është virusi i quajtur labyrinthitis – infeksion i brendshëm i veshit që shkakton një strukturë të thellë brenda veshit tuaj për t’u inflamuar, thotë Raskin. E dyta është problem i veshit të brendshëm që quhet si marramendje.

Marramendja është një simptom, jo një gjendje mjekësore

Për të zbutur marramendjen, ajo që shkakton duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet. Si një simptomë, marramendja shpesh diagnostikohet klinikisht më një histori të plotë dhe ekzaminim klinik.

Disa njerëz janë më të prirur për marramendje se të tjerët

Pothuajse 40% e të rriturve përjetojnë marramendje në SHBA, të paktën një herë në jetën e tyre, me më shumë gjasa nga ana e femrave se sa meshkujt, kjo mund të ndodhë ne çdo moshë, më së shpeshti tek njerëzit mbi 50 vjeç.

Migrena mund ta shkaktojë marramendjen

Për disa persona, sikur migrena të mos ishte e mjaftueshme dhe përjetojnë simptoma tjera. Kjo njihet si migrena vestibulare, të cilat shpesh përcillen me marramendje dhe nuk trajtohen në një shkallë prej rreth 50%, thekson kirurgu për migrenë, Mark Khorsandi.

 Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar marramendjen

Sigurisht, aktivitete të caktuara mund të ju bëjnë më të ndjeshëm, por nganjëherë marramendja mund të ndodhë edhe pa ndonjë arsye të njohur. Duket se njerëzit e përjetojnë këtë më shumë kur janë në fluturim apo kur janë shtrirë duke bërë ushtrime, si yoga dhe pilates, në të cilën koka mund të jetë shumë mbrapa për një periudhë të gjatë kohore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme