1. Nje person qe ka profil ne Facebook, ka mesatarisht 130 shoke.
Nese meshkujt konstatohet te kene mesatarisht 130 shoke, femrat kane ca me shume. Por ne te dyja rastet, secili flet me vetem 7 shoke mesatarisht.
2. Afro nje e katerta e cifteve, pra 25% jane ndare permes apo per shkak te Facebook.
Nje sondazh i bere tek njemije perdorues te ketij rrjeti social, 250 prej tyre deklaruan se ishin ndare permes Facebook. Nder ta, 75% ishin meshkuj, qe mesuan se u ndane nga partneret, permes statusit qe ato vendosen ne Facebook.
3. Facebook ndalon vendosjen e fotove ku shfaqet femija duke pire ne gjirin e nenes.
Mund te keni pare ne Facebook, plot fotografi me djem e vajza lakuriqe, mund te keni lexuar dhe pare edhe shume fotografi me permbajtje per te rritur, por ama foto ku nena shfaqet me beben duke pire ne gjirin e saj, nuk keni per te pare. Kush e ka provuar, nga administratoret e Facebook ato foto jane fshire. Vetem kohet e fundit mbi njemije femra u paralajmeruan qe te fshinin fotot e tyre ose do te fshiheshin direkt nga rrjeti social.
4. Facebook eshte pergjegjes per nje ne 5 ndarje.
Akademia e Avokateve te Familjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes evidenton ne raporton e saj per vitin e kaluar, se nje ne 5 martesa perfundojne ne divorc pikerisht per shkak te Facebook.
5. Al Pacino ishte fytyra e pare e Facebook.
A ju kujtohet ne vitin 2007 kur ne faqen e pare te Facebook shfaqej nje ikone e kamufluar ? E pra ishte Al Pacino ne moshe te re, fytyra imazh i pare i ketij rrjeti social dhe ishte pergatitur nga miku i Zukenbergut, Andrew McCollum.
6. Rreth 36 per qind e njerezve hyjne ne Facebook pasi kane kryer marredhenie.
Vec gjumit dhe cigares duket se Facebook eshte “vesi” i trete qe ka kapur njerezit e viteve te sotme. Eshte konstatuar nga sondazhet se 35% e perdoruesve hyjne ne Facebook per te pare mesazhet e tyre pasi kane kryer marredhenie me partnerin/partneren.
7. Me shume se 350 milione njerez kane pesuar varesi nga Facebook.
Organizata e Psikologeve amerikane ne SHBA raporton se te pakten 350 milione njerez kane pesuar vitet e fundit varesi nga Facebook dhe paraqesin simptomat e mungeses se perqendrimit ne aktivitetet e jetes se perditshme, kurse nuk lene gje pa bere qe sa here te munden, te hyjne ne Facebook per te pare mesazhet apo statuset, citon noa.
8. Perdoruesit e Facebook kane nje nivel me te ulet arsimor dhe deshire me te ulet per te lexuar e studiuar, se joperdoruesit e rregullt te ketij rrjeti social.
Nje studim i Universitetit te Ohajos ne Shtetet e Bashkuara tregon se pjesa me e madhe e personave te pyetur ne sondazh nuk kishin profil ne rrjetin social Facebook dhe ata qe te gjithe kishin nivel te larte arsimor.
9. Nje restorant ju ofron hamburger falas nese ti fshin dhjete shoke nga profili yt ne Facebook.
Restoranti e aplikoi kete fushate duke mbajrur publik slloganin “Shoku yt te fshiu per nje hamburger!”.
/Arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...