Të gjithë jemi gjendur në situata që të flasim me vetveten. Vetëm që disa këtë e bëjnë mjaft shpesh dhe më shumë.
Kjo ndodh jo vetëm në privatësi të shtëpisë suaj, por edhe derisa jeni duke blerë produkte në dyqane apo duke ecur rrugës.
Të menduarit me zë na ndihmon që të materializojmë atë për të cilën mendojmë. Gjithashtu ndihmon që të gjejmë kuptimin në morinë e mendimeve.
E gjitha kjo është e mrekullueshme, mirëpo dimë edhe për një problem “të vogël. Kur bisedojmë me zë me vetveten duket sikur jemi të krisur, apo jo?
Në të vërtetë, shkencëtarët kanë zbuluar se të flasësh me vetveten mund të jetë rrugë drejt të arriturave të ndryshme e suksesit.
Ata kanë shpjeguar edhe pse është kështu, transmeton Telegrafi.
Më konkretisht, studimet e një grupi shkencëtarësh kanë treguar se të flisni me veten, jo vetëm që ju ndihmon të përqendroheni mbi atë çfarë mendoni, por është një sjellje që përkrah imazhin që krijoni për veten, ju rrit performancën gjatë intervistave apo një takimi të rëndësishëm, si dhe ju ndihmon që të frymëzoheni.
Çdokush flet me veten, sipas situatës dhe në mënyra të ndryshme: ka nga ata që i thonë vetes diçka një ose dy herë në ditë, ose të tjerë që fillojnë biseda të gjata me veten, ndoshta përgjatë gjithë rrugës që bëjnë për të shkuar nga puna për në shtëpi.
Mjekësia moderne e quan dialog, bisedë të brendshme ose me veten. Sipas studiuesve, kjo gjë mund të ketë një efekt shumë pozitiv në atë që ne jemi duke thënë: shumë humor të mirë për t’u motivuar.
Në këtë mënyrë, truri i përpunon me korrektësi këshillat që i japim: është sikur të dëgjonit zërin e një shoku apo shoqeje të mirë. Me kalimin e kohës dhe të moshës, dialogët me veten ndryshojnë, por jo për këtë fakt bëhen më pak të rëndësishëm.
Prandaj nuk është e çuditshme pse shumë mendje gjeniale, si Albert Einsteini apo Salvador Dali po ashtu kanë folur me vetvete.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...