Shkencëtarët shpesh propozojnë gjëra që duken pa kuptim, por megjithatë zakonisht kanë të drejtë.Si të largojmë dilemat që shpesh i kemi nuk është tema e preferuar e shkencëtarëve, por kolegët nga “Daily Mail” kanë prezantuar librin e Hilly Janes “Latte or Capuccino” në të cilin janë mbledhur përgjigjet pikërisht në dilemat që duken të parëndësishme, por në fakt nuk janë.
Çfarë është më së miri të pini para së të dilni? Shumica do të fillojnë duke u ngrohur me diçka të shkurtër, por në fakt zgjidhja më e mirë është – jogurti. Në fakt, është mirë të hani ndonjë shujtë qumështore, e cila përmban yndyrat të cilat treten më gjatë dhe mund të zbusin alkoolin, të cilin do ta konsumoni.
Dilema e përjetshme dush apo vaskë zgjidhet lehtë – dushi është zgjidhje më e mirë sepse më pak e than lëkurën, ndërsa në fund kur të lëshoni pak ujë të ftohët do ta aktivizoni qarkullimin në trup, dhe më pas do ta keni më nxehtë pas një kohe.
Kur femrat përgatiten për të dalë, dilema që ia vënë vetes është – taka të larta apo këpucë të rrafshëta. Këpucët e rrafshëta duken zgjedhje më logjike për shkak të shëndetit, por jo nëse vishni baletane apo ndonjë model të ngjashëm që nuk i ofron mbështetje boshtit kurrizor. Takat e larta do të përshpejtojnë ënjtjen e këmbëve me shkurtimin e muskujve të pulpit të këmbës, dhe tani kur e dini se çfarë efekti kanë këpucët e ndryshme, ju zgjidhni këpucët që kanë takën prej tre deri në pesë centimetra, sepse pikërisht ata janë më të mirat për trup.
Si të zgjidhni deodorantin e duhur? Pasi që keni zgjedhur erën, ju mbesin tri mundësi: stick, roll on ose sprej. Sprej më së shumti përfundon në ajër, do të thotë, hedhje të parave. Roll on është më efikas, por pasi që është me teksturë të lëngët, nuk ju hiqen njollat në veshje. Stick ka çdo gjë të nevojshme, problemet e lartpërmendura po ashtu nuk kanë të bëjnë me të, prandaj është zgjedhja më e mirë.
Dyshojmë që jeni pyetur ndonjëherë se cilët ullinj janë më kalorikë, me siguri zgjidhni sipas shijes, por ta dini – dhjetë ullinj të gjelbër kanë 30 kalori, të zinjtë më shumë se dyfish më shumë, madje 70. Sigurisht, nëse ruhen në vaj ulliri, sasia rritet, prandaj zgjidhje më e mirë është tretja e njelmët.
Për fund, ja edhe një dilemë e rëndë – gjumë apo seks? Mungesa e seksit në lidhjet më të gjata zakonisht i përshkruhet depresionit, ngopjes, shkakton më shumë grindje me partnerin, redukton vetëbesimin. Mungesa e gjumit, nga ana tjetër ka pasoja gati të njëjta, por megjithatë zgjidheni seksin, sepse do të fitoni dozë të mirë të oksitocinës, hormonit të lumturisë, i cili në trup do të ketë efekte pozitive më afatgjata sesa ka të dëmshme nata pa gjumë./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?