Mbi 800 mijë euro suficit, jashtë kontrollit të komunës në Zubin Potok

23:06 | 3 Korrik 2017
M. A.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raporton e saj për financat ka gjetur një mori shkeljesh në komunën e Zubin Potokut ku më shqetësues apo i vlerësuar si prioritet i lartë ka qenë suficiti i madh buxhetit në këtë komunë.

Sipas auditimit realizimi i buxhetit nuk ishte në nivelin e pritur. Derisa një pjesë e suficitit ishte jashtë kontrollit të komunës, ku një pjesë e madhe e shpenzimeve janë bërë në tre mujorin e fundit të vitit (874,982€), shkruan Indeksonline.

Kjo ka ndodhur për shkak të një planifikimi të dobët dhe të pabazuar në objektiva të qarta. Performancë e dobët buxhetore vërehet kryesisht te investimet kapitale.

Planifikimi i të hyrave mund të jetë mbivlerësuar, përderisa arkëtimi dhe shfrytëzimi i tyre është shumë i ulët.

Rreziku sipas auditorit është planifikimi jo i duhur i buxhetit dhe ekzekutimi i ulët i tij, do të rezultojë në mos arritjen e objektivave të organizatës, si dhe humbjen e kredibilitetit ndaj qytetarëve dhe donatorëve potencial.

Ai ka rekomanduar që Kryetari i kësaj komune duhet të siguroj që performanca buxhetore është monitoruar në mënyrë sistematike në baza mujore dhe që ky rishikim i identifikon dhe adreson barrierat për realizim të buxhetit në nivel të planifikuar.

Aty ku planifikimet fillestare të buxhetit janë të pasakta, kjo duhet të reflektohet plotësisht në pozitën e buxhetit final. Po ashtu, planifikimet për shpenzime të bëhen në përputhje me planin kontabël të kodeve ekonomike të ndara për kategori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme