Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku iu është kthyer banorëve të këtij qyteti pasi që sot është liruar nga burgu i sigurisë së lartë në Gerdofc.
Në qendër të qytetit, Lushtaku është pritur me duartrokitje nga shumë banorë të vendit, shkruan arbresh.info
Ai para tyre ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër.
UÇK ka qenë një luftë e pastër. UÇK për ne në Drenicë dhe në Kosovë është diçka e shenjte dhe ne do ta mbrojmë sepse është gjaku e sakrifica sidomos ju në Drenicë sepse nuk ka familje që nuk ka dikë të vrarë”
Ai ka thënë se beson në lirimin e bashkëluftëtarëve të tij dhe që drejtësia të thotë fjalën sikur për të.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë qytete e në tërë Kosovën. Besoj shumë që gjeneral Syla e shokët e mijë besoj shumë që dritësia do ta thotë fjalën sikur për mu dhe uroj që ata sa ma shpejtë të jenë në mesin tonë”, tha Lushtaku.
Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli./Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...