Gianni De Biasi mund të ulet në stolin e Australisë pas largimit nga Shqipëria.
Trajneri italian, që vetëm në fundin e muajit të kaluar mbylli kontratën e tij me Shqipërinë, sipas Sport News mund të jetë trajneri i ardhshëm i kangurëve, që aktualisht janë në garë për një vend në Botërorin e Rusisë 2018.
De Biasi pëlqehet së tepërmi nga ana e presidentit të Federatës Australiane të Futbollit, Steven Lowy.
Në rast se trajneri aktual Ange Postecoglou nuk arrin të kualifikojë Australinë direkt për në Botëror, atëherë rrezikon shkarkimin.
Sigurisht që marrëveshja nuk është e thënë të mbyllet shpejt, pasi gjithçka do të varet nga ndeshjet eliminatore.
Australia aktualisht në Grupin B është me pikë të barabarta me Arabinë Saudite të vendit të dytë dhe një pikë pas Japonisë kryesuese, me të cilën do të luajë ndeshjen e ardhshme në transfertë.
Rezultatet me Shqipërinë kanë bërë që De Biasi të jetë i kërkuar dhe nuk do të ishte çudi që Australia të ishte ndalesa e tij e radhës, aq më tepër që në këtë vend ai mund të ketë mundësinë të çojë përpara një projekt të rëndësishëm me një kombëtare të një niveli të lartë.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...