Në kuadër të vizitës oficiale në Mal të Zi, Kryetari Xhaferi u takua me Z. Zoran Pazhin nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, të ngarkuar për sistem politik dhe Ministër i Drejtësisë.
Vizita e parë zyrtare e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Talat Xhaferi, ishte vlerësuar si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, marrëdhënie që kultivohen në vazhdimësi.
Duke e theksuar stabilitetin politik si parakusht për zhvillim ekonomik, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se këmbimi ekonomik ka një potencial shumë më të madh sesa vëllimi ekzistues dhe shprehën pritje se në periudhën që vijon, do të kemi një bashkëpunim ekonomik më intensiv, i cili do të ketë ndikim pozitiv në aktivitetin ekonomik të tërësishëm në të dy shtetet. U shpreh gatishmëri për bashkëpunim në projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, si edhe bashkëpunim në fushën e turizmit.
Në kuadër të vizitës, Kryetari Xhaferi dhe deputetët Ademi dhe Dimitrievski u takuan me Z. Mehmet Zenkën, ministër për të Drejtat Njerëzore dhe të Drejtat e Minoriteteve.
Ministri Zenka nënvizoi se Mali i Zi ia doli ti tejkalojë sfidat dhe prej minoriteteve të bëjë prioritete të veta strategjike. Ai theksoi se minoritetet dhanë kontribut të madh në integrimin euro-atlantik të Malit të Zi, dhe kjo është rezultat e një politike të matur e cila u strukturua ndaj tyre me korrektësi.
Të dyja palët e theksuan rëndësinë e trajtimit të minoriteteve për vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe aleate ndërmjet shteteve në rajon. Edhe pse kërkesat e minoriteteve nuk janë përmbushur deri në fund, në vazhdimësi punohet në drejtim të kësaj dhe ato hasin në sens te partnerët politik, theksoi ministri Zenka.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari Talat Xhaferi, realizoi një takim edhe me Z. Filip Vujanoviq, Presidentin e Malit të Zi.
Presidenti Vujanoviq theksoi se të dy shtetet i lidhin marrëdhënie miqësore pa çështje të hapura dhe se mund të shërbejnë si shembull në rajon për bashkëpunim të hapur dhe të ngushtë. Ai e nënvizoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë a në këtë kontekst edhe bashkëpunimin ndërmjet të dy Parlamenteve e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Kryetari i Kuvendit, Z. Talat Xhaferi, uroi sinqerisht për anëtarësimin e plotfuqishëm të Malit të Zi në NATO, duke theksuar se ky sukses është nxitje për ne dhe se shpresojmë së shpejti ti tejkalojmë pengesat dhe edhe Republika e Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për gjendjet aktuale në të dy shtetet dhe në rajon dhe shprehën shpresë se me ndihmën e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit do të financohen më shumë projekte infrastrukturore.
Nga ana jonë u parashtrua pyetja për ripërtëritjen e linjës ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Shkupit, si edhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...