Më datë 03.07.2017 në portalin e Komisariatit Dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar, sipas të cilit në kodrat pranë fshatit Dishnicë, ka rënë zjarr. Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të cilat shkuan në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase, u bë i mundur parandalimi i përhapjes të mëtejshme të flakëve, lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë shoqërimi i shtetasit P.H, 17 vjeç, banues në fshatin Belorta, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e sipërme pasi dyshohet se zjarri në pyll është shkaktuar nga një cigare e hedhur në pyll nga pakujdesia e këtij të fundit, kur ka qenë duke kullotur bagëtitë, i cili më pas mori përmasa të konsiderueshme. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, shkruan shekulli.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...