Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha është shprehur se koalicioni PAN nuk ka asnjë gjasë për formimin e qeverisë.
Ai në emisionin “Fakt Plus” deklaroi se koalicioni në mes LDK-së, AKR-së dhe Alternativës e kanë zgjidhjen më të mirë që të bëhen bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që sic tha ai SHIK-un ta largojnë nga qeverisja.
Hoxha foli edhe mundësinë që presidenti i vendit Hashim Thai të mos i jap Lëvizjes Vetëvendosjes mundësinë për formimin e qeverisë, duke thënë se kjo do të ishte një veprim i dëmshëm për vendin por edhe për vetë institucionin e presidencës/ Gazeta Tribuna/
Ai u shpeh se janë të gatshëm për të biseduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të gjitha ështjet, duke thënë se ka bazë të mjaftueshme për të gjetur emëruesin e përbashkëet në mes këtyre dy partive.
“Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për cfarëdo cështje, pasi që mendoj që kemi shumë emërues të përbashkët, e të cilat janë vërejtur edhe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit…. Mendoj që një koalicion në mes këtyre dy partive do të jetë një mundësi shumë e mirë për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje në të cilën tanimë është vendi” u shpreh Hoxha
Ylli Hoxha shtoi se do qeveri që do të formohet do të ketë punë shumë të mëdha dhe sfidat do të jenë të jashtëzakonshme.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...