Google ADS

“Në takimin e sotëm në Bruksel Vuçiq është pajtuar ta njohë shtetin e Kosovës”

17:49 | 3 Korrik 2017
M. A.

Sipas organizatës politike e quajtur Lëvizja Serbe Dveri, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka rënë dakord në takimin e sotëm me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Bruksel, që ta njoh shtetin e Kosovës dhe se kjo njohje do të paraprihet nga ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Deklarata e Dveri vazhdon duke shtuar se Partia Përparimtare Serbe dhe ajo Socialiste, këtë po e bëjnë si plotësim të kërkesave që u erdhën nga Brukseli.

Sipas Dveri vet njoftimi i Vuçiq-it për bisedim në nivel presidentësh tregon se ai e konsideron Kosovën shtet dhe se pasuesja e tij në qeverinë e Serbisë, Ana Brnabiq, do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës shtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme