Google ADS

Prishtina e zbulon një lajm të rëndësishëm para ndeshjes me Norrkopingun

14:50 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Klubi i Prishtinës i ka publikuar biletat për ndeshjen e Ligës së Evropës e cila zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Çmimi i biletave është 5 dhe 3 euro.

“Biletat në shitje nga e mërkura në ora 18:00 – ditën e ndeshjes edhe në Mitrovicë

Çmimet e biletave për ndeshjen e raundit të parë të ndeshjes kthyese të UEL ndërmjet FC Prishtina dhe IFK Norrkoping janë:

5 euro në tribunën perëndimore

3 euro tribuna lindore

Tribuna veriore e rezervuar për Plisa

Vendi i shitjeve të biletave:

Prishtinë:

Vendi i shitjes – standet: Neëborn, sheshi “Zahir Pajaziti”, sheshi “Skënderbeu”

E martë: 18:00 – 22:00

E mërkurë: 10:00 – 22:00

E enjte: 10:00 – 18:00

Mitrovicë:

E enjte: 17:00 – 20:00

Në vendin e shitjes së biletave mund të bleni edhe fanellën e FC Prishtina në çmim prej 10 eurove të madhësive të ndryshme”, njofton faqja zyrtare e klubit të Prishtinës. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme