Google ADS

Mbi 30 të vdekur e 15 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kinë

14:20 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Një shi i rrëmbyeshëm goditi pjesët e Kinës qendrore dhe jugore të hënën.

Përmbytje dëmtuan të korrat, detyruan qindra mijëra banorë të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre dhe duke lënë të vdekur të paktën 33 persona, derisa veriu i vendit është përshkruar nga një valë e të nxehtit dhe thatësirës.

Nivelet e ujit në më shumë se 60 lumenj në Kinën jugore janë rritur mbi nivelin e paralajmërimit, ka bërë të ditur autoriteti i kontrollit të përmbytjeve, transmeton arbresh.info.

Tridhjetë e tre persona konfirmohen të vdekur dhe 15 të zhdukur që nga e hëna në mëngjes pas shiut të madh dhe përmbytjeve që përfshinë provincat qendrore dhe jugore si: Hunan, Hubei, Anhui, Sichuan dhe Guizhou, tha ministria e çështjeve civile e Kinës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme