Bazuar në disa thashetheme me origjinë nga Koreja Jugore, Samsung dhe LG janë duke u përgatitur për të lansuar telefona me sistem vërtetues të bazuar në irisin e syrit. Këto raporte pretendojnë që dy kompanitë do të pajisin telefonat e mençur të vitit të ardhshëm me skaner të irisit, që do të thotë se kjo nuk do të jetë e pamundur që Galaxy S7 dhe LG G5 të kenë të integruar sistemin e ri biometrik për kyçje.
Ende pa u lansuar Samsung Galaxy S5, thashethemet kanë treguar se kompania ka në plan të integrojë skanerin për iris të syrit në serinë kryesore të telefonave të mençur, gjë që në të vërtetë nuk ndodhi. Megjithatë, thashetheme të freskëta kanë filluar të shpërndahen së fundmi me shpresën që një version i Galaxy Note 4 do të jetë telefoni i parë nga Samsung që do të ketë të integruar këtë funksion.
Ndërkohë, në Kinë tashmë është lansuar telefoni i parë i cili bartë këtë teknologji. Është fjala për Vivo X5 Pro, që është lansuar një muaj më parë.
Raportet e reja argumentojnë që sistemi për njohjen e irisit të syrit është më i sigurt se skanerët për leximin e shenjave të gishtave, gjë që e bënë teknologjinë e re të jetë shumë e përshtatshme për tregun e pagesave mobile./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?