Ushtrime në ujë për shtatzënat
Kur bëni ushtrime në ujë, muskujt e barkut angazhohen e zgjaten, teksa sfrocohen për të ruajtur balancën e trupit. Dhe noti e bën më të lehtë mbajtjen e pozicioneve të tilla, duke siguruar më shumë tonifikim. Të treja ushtrimet e mëposhtme forcojnë muskujt e barkut, shpatullat, krahët, kofshët, vithet, muskujt e kraharorit dhe ijet.
1.BRETKOCA PLUSKUESEMbështetu me kurriz në një kamerdare në formë patkoi dhe, duke kontraktuar muskujt e barkut, ngriji këmbët në drejtim të sipërfaqes së ujit. Nxirr frymën, shtrëngo muskujt e barkut, teksa përthyen gjunjtë dhe bashkon shputat e këmbëve, duke bërë që gjunjët të largohen nga njëri-tjetri (pozicioni i bretkosës). Pastaj zgjati këmbët maksimalisht, duke i shtyrë brenda në ujë e duke marrë frymë gjatë kohës që gjunjët drejtohen.
2.LAVJERRËSI KRYQ
Qëndro me këmbët larg njëra-tjetrës në gjerësinë e ijeve, vendosi duart në lartësinë e belit dhe barkut, dhe përpiqu të qëndrosh në sipërfaqe duke notuar pak. Lëvize këmbën e djathtë në të majtë, pastaj në të djahtë, teksa krahët lëvizin në drejtim të kundërt. I njëjti ushtrim përsëritet me këmbën e majtë, gjithmonë duke qëndruar me trupin drejt.
3.PJESA E SIPËRME E TRUPIT
Qëndroni ‘mbi’ këmbën e djathtë dhe të majtën zgjateni pas, kurse shpatullat mbajini drejt (mos u kërrusni). Hapni krahët horizontalisht, duke ruajtur balancën. Merrni frymë, pastaj nxirreni atë, duke mbajtur këmbën e majtë lart, shtrënguar ijët dhe duke u përpjekur të përkuleni pak përpara. Pastaj zgjatini krahët përpara e më pas hapini sërish anash. Përsëriteni afro dhjetë herë këtë veprim dhe më pas, shtriqni këmbët. LIVING
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...