Auditori Gjeneral i Republikës së Kosovës ka vlerësuar Kuvendin e Kosovës me notat më ta larta pozitive në raportin e fundit, ku nuk është gjetur asnjë parregullsi në menaxhimin e prokurimit dhe në menaxhimin e kontratave.
Raporti i Auditorit për vitin 2016 e ka ngritur Kuvendin si një ndër institucionet më transparente dhe më të përgjegjshme në shpenzimin e buxhetit, ndërsa i gjithë ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit të ngushtë mes kryetarit të Kuvendit dhe sekretarit e administratës së Kuvendit.
Sipas raportit të Auditorit i cili ka bërë edhe krahasime ndër vite për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit, vërehet se në dy vitet e fundit që Kuvendi udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, është shënuar progres në rritjen e transparencës dhe menaxhimit efikas të buxhetit të Kuvendit.
Raporti i Auditorit për vitin 2016 përmban 4 pika thelbësore të cilat Kuvendin e bëjnë institucionin më të efektshëm në menaxhimin transparent të buxhetit.
“Shpenzimi i planifikuar i buxhetit është realizuar në masën 99 përqind. Buxheti për paga dhe mëditje 99 përqind. Buxheti për mallra dhe shërbime 100 përqind. Për shërbime komunale 100 përqind. Për subvencione 100 përqind. Për investime kapitale 99 përqind”, thuhet mes tjerash në raportin e Auditorit gjeneral për Kuvendin.
Sa i takon buxhetit të Kuvendit për subvencione, ai është realizuar sipas rregullores përkatëse për subvencione dhe në pajtim të nenit 15 pika 13 të rregullores së Kuvendit.
Po ashtu, ky raport thekson se Kuvendi ka zbatuar me prioritet rekomandimet nga viti paraprak.
Auditori Gjeneral ka vlerësuar edhe transparencën e Kuvendit, i cili prezanton në uebfaqe të gjitha shpenzimet për çdo tre muaj – ku përfshihet edhe prezantimi i çdo kilometri të veturave zyrtare.
Një pikë tjetër që bie në sy në raportin e Auditorit është se Kuvendi i ka kryer me rregull të gjitha pagesat e çdo obligimi ndaj operatoreve ekonomik kontraktues.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën