Google ADS

Apostolova ka një paralajmërim për legjislaturën e re (VIDEO)

10:43 | 3 Korrik 2017
arbresh.info

Kosova po rrezikon miliona euro nga Bashkimi Evropian, nëse nuk miraton së shpejti Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka paralajmëruar vetë përfaqësuesja e BE, Nataliya Apostolova, derisa ka hapur punimet e  shkollës verore të BE-së me fokus në çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

“Be është duke investuar në shumë fusha për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së,” është shprehur Apostolova.

Duke folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ajo është shprehur se reforma në administratën publike dhe në veçanti depolitizimi i saj, janë ndër sfidat kryesore, shkruan arbresh.info.

“MSA krijon vende pune, lufton korrupsionin dhe fuqizon sundimin e ligjit.”

Sipas saj implemntimi i MSA përfshinë shumë fusha si poltikanët, biznesmenët e studentët.

“Evropianizimi I shoqërisë së Kosovës, politikës dhe ekonomisë është ajo që i duhet vendit.”

Agjenda evropiane sipas Apostolovës, nuk është vetëm për qeverinë, por shoërinë në përgjithësi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1468404863224601/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme