Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se Kosova është afër nënshkrimit të marrëveshjes për liberalizimin e vizave me BE-në.
Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë hapjes së shkollës verore të BE-së me fokus në çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE, shkruan arbresh.info.
Ajo tha se kjo shkollë është shumë e rëndësishme dhe se integrimi i të rinjëve është çështje motivuese në agjendën e Qeverisë së Kosovës.
“Pavarësisht prapavijës politike, fetare apo edhe të tjera është përgjegjësi e Qeverisë sonë që të mbështesim të rinjtë. Në nëntë vitet pas pavarësisë, ne kemi nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe jemi afër për të nënshkruar marrëveshjen për liberalizim të vizave. Ky është një process që kërkon vëmendje të madhe”, u shpreh Ahmetaj.
Duke folur rreth marrëveshjes së MSA-së, ajo tha se kjo marrëveshje krijon mundësi të mëdha për kompanitë kosovare pasi që ua mundëson atyre të fusin mallrat në tregun evropian pa tarifa./Arbresh.info.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...