Google ADS

Iraku përgatit festime për çlirimin e pritshëm të Mosulit

09:11 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Irakianët po përgatiten të festojnë fitoren e pritshme ndaj militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Mosul.

Trupat irakiane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, janë parë duke vënë flamuj të bardhë dhe flamuj irakianë në ndërtesat e dëmtuara të Qytetit të Vjetër.

Qeveria irakiane tha përmes një deklarate se autoritetet planifikojnë një javë festime mbarëkombëtare, për të shënuar çlirimin e Mosulit.

Kryeministri Haider al-Abadi pritet të vizitojë qytetin për të shpallur formalisht fitoren.

Megjithatë, komandanti i Shërbimit Anti-Terrorizëm, Nabil al-Fatlavi, tha se Qyteti i Vjetër nuk është çliruar ende plotësisht.

“Numri i militantëve atje është pak a shumë 300 – shumica e tyre janë evropianë, arabë, ose nacionalitete tjera me origjinë aziatike”, tha al-Fatlavi.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

Beteja për çlirimin e tij ka nisur në muajin tetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme