Sëmundjet e lëkurës janë dhe sëmundjet që përkeqësohen më shumë nga dielli, megjithatë, ato nuk janë të vetmet që ndikohen negativisht nga rrezet UV.
Më poshtë do të njiheni me një listë të plotë të tyre në mënyrë që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj në këtë drejtim.
Dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës, përkeqësohet shumë nga dielli.
Melsama ka të bëjë me disa njolla antiestetike, të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe në fytyrë.
Po ashtu, pikat në lëkurë, të cilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanocites, bëhen edhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Është e nevojshme të bëni shumë kujdes si kur e keni lëkurën të bardhë ashtu edhe të zezë.
Herpesi i buzëve është një tjetër problematikë. Ekspozimi në diell përkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simplex, i cili shfaqet me flluska të bezdisshme dhe të shëmtuara në buzë.
Aknet, puçrrat në fytyrë janë një tjetër formë e rrezikshme e rrezeve te diellit, shkruan albeu. Skuqja e zonave të caktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballit manifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruarje dhe flluska të vogla.
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës