Qytetarët e Podujevës kanë treguar edhe njëherë se kur duhet për kauzat e duhura janë të bashkuar, shkruan arbresh.info.
Një grup djemsh kanë organizuar një turne të futbollit të vogël dhe një koncert humanitar.
Mësohet se shumë artistë kanë pranuar të jenë pjesë e këtij organizimi. Performanca u bë në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.
Të gjitha mjetet e grumbulluara në këtë eveniment shkojnë për shërimin e Fitore Ibishit nga Podujeva.
Ndërsa njëri nga organizatorët Ilir Sekiraqa ka bërë të ditur se janë mbledhur afërsisht 3 mijë euro, ku këto mjete ditëve në vijim do t’i dorëzohen familjes së Fitores./Arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...